Mbërriti një lajm i tmerrshëm që tronditi mbarë opinionin basketbollistik në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Basketbollisti i njohur Asim Pashçanoviq është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kalesija.

Departamenti i Policisë së MUP-it të Kantonit Tuzla tha se Asimi ka kryer vetëvrasje duke u varur.

Për gjithçka është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë së Kantonit të Tuzlës, sipas udhëzimeve të të cilit trupi i pajetë i është dorëzuar familjes, ndërsa motivet e këtij tmerri do të përcaktohen më vonë.

“Sot rreth orës 10:40 në Stacionin Policor të Kalesijës është raportuar se në Tojshiq të Komunës së Kalesijës është vetëvrarë me varje A.P. i lindur në vitin 1974 (48 vjeçar). Në bazë të kallëzimit kanë vepruar punonjësit e Policisë së KKK-së, të cilët konfirmojnë pretendimet në kallëzim Vdekja A.P ka deklaruar mjeku i Qendrës Shëndetësore Kalesija”, ka thënë policia për Klix.ba, transmeton Ballkani.info.

Gjatë karrierës së tij të pasur, Asimi luajti për gjigantët turq Galatasaray, Efes dhe Fenerbahce, ndërsa karrierën e mbylli në vitin 2013 te Erdemirspor.