Atletikë

Tronditet atletika! Xhamajkani 16-vjeçar përmirëson rekordin 22-vjeçar të Bolt

Një atlet i ri 16-vjeçar nga Xhamajka ka tronditur botën e atletikës, duke përmirësuar një rekord të mbajtur nga legjenda, Usain Bolt që nga viti 2002.

Kjo për shkak të Nickoi Bramwell, i cili ndjek shkollën e mesme në Kingston dhe ishte një favorit i hershëm për të fituar medaljen e artë në garën e 400 m për djem nën 17 vjeç në Lojërat Carifta 2024, të mbajtura në Stadiumin e Atletikës Kirani James, Grenada. Këto janë gara ndërkombëtare të zhvilluara mes vendeve të Karaibeve.

Dhe jo vetëm që arriti të përfundonte i pari, por Bramwell e bëri atë në mënyrën më dominuese, pasi përfundoi me një kohë historike prej 47.26 sekondash. Adoleshenti nga Kingston theu rekordin e vendosur nga Usain Bolt në vitin 2002, në të njëjtat Lojëra me 47.33 sekonda.

Siç mund ta shihni në video, ata brenda stadiumit të atletikës Kirani James i dhanë duartrokitje atletit të ri, i cili dukej sikur nuk mund ta besonte atë që kishte arritur në atë moment.

Në kohën e përfundimit, ai ishte shumë përpara ndjekësve të tij, pasi Cameron Matlin i Grenadës përfundoi i dyti në 47.96 sekonda, ndërsa Egan Neeley i St. Lucia mori medaljen e bronztë me 48.16 sekonda.

Duke folur pas rekordit të tij, ‘mrekullia xhamajkane’ tha: “Është një ndjenjë e mrekullueshme të thyesh rekordin. Që nga vera e kaluar, unë e kam pasur vëmendjen te rekordi, kështu që është një ndjenjë e mrekullueshme të mund të vij këtu dhe ta arrij atë,”- theksoi talenti Nickoi Bramwell.