Në futboll ka patur shumë raste kur nje futbollist ka humbur jetën në fushën e lojës por që një tragjedi e ngjashme të përsëritej me një gjyqtar kjo nuk ishte dëgjuar më parë.
Një ngjarje e rëndë që ka tronditur botën e futbollit ka ndodhur në Bolivi me gjyqtarin Victor Hugo Hurtado që humbi ndjenjat në minutën e 47-të të sfidës së kampionatit bolivian mes Alaways Ready dhe Oriente Petrolero.
31-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ndërkohë mediat vendase raportojnë se sapo mbërriti në spital, pësoi një tjetër atak në zemër, duke humbur kështu jetën.
Dyshohet se një nga shkaqet e vdekjes së gjyqtarit Hurtado ishte sasia e pakët e ajrit. Ndeshja u luajt në stadiumin “Muncipal” në El Alto, i cili ndodhet rreth 3900 metra mbi nivelin e detit.
https://www.youtube.com/watch?v=vgFb5HJ4EB0







