Liverpooli fitoi 4-2 ndaj Burnley, por vëmendjen më të madhe e ka marrë një episod para fillimit të ndeshjes.

Lojtarët e stolit kanë qenë duke bërë nxehje në fushë teksa Dejan Lovren ka qenë në mes.

Mbrojtësi kroat është vënë në qendër të një tallje të madhe, për faktin e thjeshtë se në më pak se 20 sekonda i kalon tre herë topi mes këmbëve.

Liverpool's subs did Lovren dirty 😳

Wait for Origi and Shaqiri's reactions 🤣https://t.co/ujeWzCvQlG

— GOAL (@goal) March 11, 2019

Pasi ia kaluan herën e parë, ishte Xherdan Shaqiri që ia kaloi edhe dy herë të tjera duke shpërthyer në të qeshura të mëdha mes tyre. Aq sa Origi dhe sulmuesi zviceran me origjinë shqiptare u shtrinë në tokë duke qeshur.