Tri skuadra gjermane në garë për Mërgim Berishën

Mërgim Berisha i ka orët e numëruara si futbollist i Fenerbahces, pasi largimi i tij nga klubi turk është i pashmangshëm.

Tanimë edhe trajneri Jorge Jesus i ka dhënë dritën e gjelbër drejtuesve të klubit për largimin e sulmuesit me prejardhje nga Kosova.

Berisha iu bashkua një vit më parë Fenerbahces nga skuadra austriake Red Bull Salzburg, por ai nuk i arriti pritshmëritë.

24-vjeçari në vitin e tij të parë me Fenerbahcen zhvilloi 31 ndeshje zyrtare ku realizoi shtatë gola e dhuroi tre asistime.

Tanimë ka shkuar në tre numri i skuadrave nga elita e futbollit gjerman Bundesliga që po kërkojnë shërbimet e sulmuesit shtatlartë.

Pas Mainz dhe Stuttgart, tani edhe skuadra e madhe gjermane Schalke 04 i është bashkuar garës për Berishën.

Fenerbahce është pajtuar ta shes yllin me prejardhje nga Kosova dhe po kërkon së paku pesë milionë euro për ta lënë të lirë.

Rikthimi i Berishës në futbollin gjerman është në rrugë të duhur, por mbetet të shihet se cila nga skuadrat do ta fitoj garën për shërbimet e tij.