Tri ndeshje interesante zhvillohen sot në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll sjellë sot tri ndeshje mjaftë interesante në kuadër të xhiros së 10-të.

Kampioni në fuqi, Ballkani e pret Malishevën në shtëpi, ndeshje nga e cila kërkon tre pikë të plota për të mbajtur hapin me liderin e tabelës Dritën që ka gjashtë pikë më shumë në vendin e parë.

Sfida tjetër është ajo ndërmjet Ferizajt dhe Gjilanit, kurse Llapit e pret në stadiumin “Zahir Pajaziti” Drenicën, në një ndeshje që pritet të jetë mjaftë interesante.

Të gjitha këto ballafaqime startojnë nga ora 13:00.