Tri lojë në Superligë sot, vëmendja në “Fadil Vokrri”

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me tri ndeshjet e mbetura të xhiros së pestë.

Nga ora 15:00, Drenica do ta presë Ferizajn, dy ekipe që kërkojnë fitoren për t’i ikur pozitave të fundit.

Momentalisht, Drenica gjendet e shtata me katër pikë, kurse Ferizaj i nënti me vetëm dy.

Nga ora 15:00 do të zhvillohet edhe dueli tjetër mes Dukagjinit dhe Gjilanit.

Aktualisht, Gjilani i prin renditjes tabelare me 10 pikë, kurse Dukagjini gjendet në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Kurse, në mbrëmje nga ora 20:00 na pret një spektakël i futbollit. Prishtinë në “Fadil Vokrri” do ta presë Ballkanin.

Dy ekipet e kanë nisur mirë sezonin e ri dhe do të kërkojnë fitoren sonte.

Momentalisht, Prishtina është në vendin e tretë me shtatë pikë nga tri xhiro, kurse Ballkani ka zhvilluar vetëm dy ndeshje, ku ka dy fitore. /Gazeta Express