Arsenal, Newcastle United dhe Aston Villa janë të interesuara për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseat, Nicolas Jackson në fund të këtij sezoni.
Ish-lojtari i Villarrealit ka treguar përmirësime këtë sezon dhe ka bërë shumë mirë për “Blutë e Londrës”.
Sipas një raportimi nga “Superdeporte” përmes “SportWitness”, tri klubet angleze shpresojnë që të sigurojnë nënshkrimin e tij në fund të sezonit, dhe ‘fituesi’ duhet të paguajë rreth 50 milionë euro për ta mbyllur marrëveshjen.
Jackson gjatë këtij sezoni ka nëntë gola të shënuar dhe në pesë të tjerë ka asistuar.
Arsenalit i duhet përforcimi në fazën e sulmit dhe nënshkrimi me një sulmues të kualitetit të Jackson duhet të jetë një prioritet për klubin londinez.
Gabriel Jesus është i lënduar dhe kur luan mezi gjen rrugën e rrjetës së golit.
Jackson është i përshtatur tashmë me Premierligën dhe mund të jetë një lojtar mjaft i vlefshëm për skuadrën e Mikel Artetas.
Ndërkohë, sulmuesi i Newcastle, Alexander Isak është lidhur me një largim nga klubi në përfundim të sezonit.
Atyre i duhet ta zëvendësojnë, nëse do të largohet gjatë kësaj vere, me sulmuesin suedez që është një figurë kyçe për skuadrën e “Magpies”.
Njëjtë edhe Aston Villa është në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Jhon Duran, pasi tashmë e tërë barra e golave i ka rënë Ollie Watkins







