Treshja BBA e Real Madridit që një muaj nuk di të shënojë një gol

Real Madrid arriti që në fund të shënoi një gol kundër Levantes, saktësisht pas 481 minuta dhe ishte Marcelo, anësori i majtë i cili shënoi gol
Kjo do të thotë se agjërimi pa gola i treshes sulmuese BBA, që janë Karim Benzema, Gareth Bale apo Marco Asensio nuk kanë shënuar gol qëkurse spanjolli e bëri kundër Espanyolit më 22 shtator.

Saktësisht më shumë se një muaj. Janë edhe 18 minuta që kjo treshe të hyjë në minutën e 500 pa shënuar një gol.

Benzema është njëri prej këtyre që ka kohëzgjatje më të madhe pa shënuar, pasi që ai nuk ka shënuar tetë ndeshje, saktësisht ka pa shënuar nëntë orë dhe 13 minuta.

Çuditërisht ai mbetet top golashënuesi i skuadrës më pesë gola këtë sezon.

Është e vërtetë që ai ishte pak i pafat, pasi që goditi shtyllën kundër CSKA Moscow dhe të njëjtën e bëri edhe të shtunën.

Në anën tjetër, Bale nuk e ka goditur as shtyllën, edhe pse ai mund të kishte shënuar kohëve të fundit, e që e bëri këtë në fitoren kundër Romës në Ligën e Kampionëve më 19 shtator.

Lodhja e muskujve do të thotë që ai nuk ka mundur të luaj tërë minutat në pesë ndeshjet pa fitore, por ai po ashtu është në kërkim të golit.

Në fund kemi Asension, i cili ka shënuar një gol këtë sezon, edhe pse edhe ai është njëri prej kësaj tresheje që është shikuar si person që dëshiron të jetë në listën e golashënuesve, derisa e ka shënuar golin e fundit për skuadrës por është pa gol që tetë orë.

Pasi ka startuar në nëntë nga 12 ndeshjet këtë sezon, ai pritej që të shënonte më shumë këtë vit.

Kështu këta tre futbollist duhet që të fillojnë të shënojnë gola rregullisht ashtu sikurse bënte Cristiano Ronaldo, përndryshe do ta bëjnë edhe më të vështirë sezonin për Real Madridin. /GazetaExpress/