Trepça përforcohet me ish-basketbollistin e Olympiacosit, Koljeviqin

Basketbollisti nga Mali i Zi, Ivan Koljeviq, është përforcimi i radhës i Trepçës, ka njoftuar klubi mitrovicas në Facebook.

Koljeviq vjen te Trepçca pas një karriere të madhe të kaluar te ekipet si Olympiacos, Bilbao Basket, Lietuvos Rytas. Ai te Trepçca ka kaluar nga Zeta e Malit të Zi.

Fundori 36-vjeçar për Zetën këtë edicion ka luajtur me një mesatare prej 23.9 pikëve e 8.6 asistimeve për ndeshje. Ai është madje në krye të listës së asistuesve më të mirë të ligës së Malit të Zi.