Trepça – Peja, ndeshje e tretë luhet sonte në “Minatori”

Super sfidat e “play-offit” të finales së Superligës së basketbollit kosovar vazhdojnë sonte në “Minatori” të Mitrovicës.

Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme, ashtu siç ka qenë në përballjet që janë zhvilluar në Mitrovicë këtë edicion, sidomos në garat shtesë.

Trepça dhe Peja do t’i matin sonte forcat në duelin e tretë mes tyre, ndërsa aktualisht rezultati është 1-1 me ndeshje.

Ndeshja e tretë finale e “play-offit” do të luhet sonte në palestrën “Minatori” në Mitrovicë duke filluar nga ora 20:00.