Kryetari i tifozëve të Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, Lulzim Berisha, ka reaguar me një mesazh në prag të ndeshjes së radhës së Kosovës me Izraelin, duke vlerësuar rritjen e vazhdueshme të kombëtares në cilësi dhe rezultate.

Berisha ka theksuar se Kombëtarja po rritet çdoherë e më shumë, ndërsa ka përcjellë edhe një mesazh për kritikët, duke nënvizuar se puna dhe paraqitjet në fushë janë treguesit e vërtetë të progresit, e jo zhurmat përreth.

Ai ka rikujtuar se Kosova pasnesër pret Izraelin, në ndeshjen e fundit si vendase për këtë vit, të cilin e cilëson si një vit që i ka bërë krenarë tifozët me paraqitjet e futbollistëve të Kombëtares.

“Puna është njësi matëse e rritjes, e jo zhurmat përreth”, ka shkruar Berisha, duke shprehur krenarinë për rrugëtimin dhe paraqitjet e djemve të Kosovës.