Kuvendi e ka miratuar futjen në rendin e ditës së seancës së sotme Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, sipas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës.
Lidhur me këtë, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka propozuar që kjo pikë të radhitet ‘’ose menjëherë pas pyetjeve parlamentare ose menjëherë pas marrëveshjeve ndërkombëtare’’.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu i ka reaguar Çitakut duke thënë: ‘’’Jo, jo. Mos e prish të lutëm, nënkryetare të lutem me mirëkuptim mos e prish tani me këtë propozim tjetër. Unitetin jo por të paktën deklarimin e shumicës dhe vullnetin e shumicës. Ju e dini qysh është situata, shumë mirë e dini se kemi diskutu gjerë e gjatë. Kjo pikë radhitet e fundit e rendit të ditës. Dhe ju kisha lut mos të bëni kërkesa të tjera, sepse shumë mirë jeni në dijeni për sensivitetin, debatin dhe diskutimet’’.







