Trepça merr fitoren e parë në Superligë

Trepça ka shënuar fitoren e parë këtë edicion. Mitrovicasit në shtëpi kanë triumfuar ndaj Pejës me rezultat 76:65 (17:12, 23:17, 13:17, 23:19).

Takimi ka qenë mjaft interesant mes dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, derisa përfundoi me fitoren e ‘Xehetarëve’.

Dj Hanes ishte i jashtëzakonshëm për vendësit, duke shënuar 39 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Ndërkohë, te Peja, nga 14 pikë shënuan Malcolm Armstred dhe Jamicheal Morgan.

Kjo ishte fitorja e parë për mitrovicasit pas tre humbjeve, derisa pejanët kanë tre fitore dhe dy humbje.

loading…