Vetëm në minutat e fundit të ndeshjes është vendosur ndeshja derbi ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës që u zhvillua në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Fitues në fund dolën basketbollistët e Trepçës. Trepça ndeshjen e xhiros së 16-të të elitës së basketbollit të Kosovës e fitoi me rezultatin 88:85.
Për Trepçën ishte fitorja e nëntë rresht dhe është forcuar në krye të tabelës me 30 pikë pas 14-të fitoreve e dy disfatave, ndërsa Prishtina mbetet në pozitën e tretë me 10 fitore e gjashtë disfata. Ka 26 pikë gjithsej.







