Feronikeli e Trepça ’89 kanë shënuar fitore në ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Feronikeli e mposhti në udhëtim Ballkanin me rezultat prej 1 me 2.

Mendurim Hoti, e Mevlan Zeka shënuan për mysafirët në minutën e 30, respektivisht në minutën e 49.

E golin e vetëm për vendasit e shënoi Visar Berisha kur po luhej minuta e 88.

Finalisti i Kupës së Kosovës ndërmjet këtyre skuadrave do të mësohet më 1 maj kur luhet ndeshja e kthimit në Drenas.

Kurse në ndeshjen tjetër Trepça ’89 pothuajse ka prerë biletën për në finale, pasi e mposhti me rezultat prej 0 me 4 Vëllaznimin.

Hoti, Manaj, Muja e Traore shënuan golat për mysafirët.

Ndeshja e kthimit luhet më 1 maj.