Trepça ’89 nuk do të emërojë trajner të ri deri në fund të sezonit vjeshtor

Trepça ’89 nuk do të emërojë një trajner të ri për zëvendësimin e Gugash Maganit deri në përfundim të sezonit vjeshtor të IPKO Superligës së Kosovës.

E konfirmon presidenti Abedin Zeka, i cili, ia ka ngarkuar detyrën e drejtimit të ekipit ndihmësit të trajnerit peqinas, Sabit Osmani.

Për shkak të mungesës së rezultateve, Magani dha dorëheqjen, teksa vendimi është pranuar nga Zeka, që dy herë e kishte refuzuar më parë.

Interesant fakti që në tre vitet e fundit Trepça ’89 ka ndërruar plot 7 trajnerë.

Magani konfirmoi menjëherë pas humbjes me Prishtinën që do të kthehej në Shqipëri, për të kërkuar një aventurë të re, pasi kishte dështuar të përmbushte pritshmëritë te mitrovicasit.