Trepça ’89

Trepça ’89 mposhtet nga Ballkani dhe rrezikon rënien nga elita

Ballkani ka shënuar fitore ndaj Trepçës ’89. Të dielën në kuadër të xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës në futboll, suharekasit fituan 4:3. Kjo fitore e lë Ballkanin ende në luftë për të zënë vendin e dytë në tabelë dhe daljen në Evropë, kurse mitrovicasit rrezikojnë rënien nga elita e futbollit kosovar.

Ballkani tani ka 71 pikë në vendin e tretë, dy më pak se vendi i dytë, Drita.

Ndërkohë, Trepça ’89 pozicionohet në vendin e parafundit me 39 pikë.

Golat për skuadrën vendëse i realizuan Ermal Krasniqi, Arbër Hoxha dhe Mirlind Daku që shënoi dy herë. Daku ka 29-të gola të shënuar në këtë edicion, më së shumti pas pranimit në UEFA e FIFA.

Për vizitorët shënuan Ardian Muja, Adenis Shala dhe Nikson Memaj.

Në ndeshjen e fundit, Ballkani luan në udhëtim te Prishtina kurse Trepça ’89 takohet me Drenicën.