Trepça ’89 ka dalur me pikë të plota nga përballja me Lirinë, teksa mitrovicasit triumfuan me rezultat 2-1.

Vendasit kaluan herët në epërsi me anë të Orges Gavës që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 10-të.

Gati gjysmë ore më vonë Liria reagoi me Blendi Memajn i cili realizoi me kokë nga afërsia.

Fitoren Trepçës ’89 ia siguroi Manaj me golin e shënuar në minutën e 62-të.

Pas kësaj fitoreje Trepça ’89 rradhitet në vendin e 5-të me 39 pikë, kurse Liria ndodhet në pozitën e parafundit me 25 pikë, 7 më pak se Flamurtari që pozicionohet në vendin e fundit që siguron ndeshjen e barazhit, derisa prishtinasit kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.