Trëndafila mbi oborrin e shtëpisë dhe mesazh për banorët, Romeo bën një tjetër befasi për Donaldin: Gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm

Sot (e shtunë) për banorët e Big Brother VIP ka ardhur një tjetër befasi e këndshme.

Një helikopter ka kaluar mbi oborrin e shtëpisë duke hedhur trëndafila të kuq, dhe pas gjithë kësaj qëndronte vëllai i aktorit Donald Veshaj, Romeo.

Para ardhjes së helikopterit një mesazh u lëshua në shtëpi, ku dëgjohet Romeo me të cilin u jepte kurajë të gjithë banorëve, e në veçantë vëllait të tij binjak i cili u emocionua nga kjo befasi.

“E di që nuk ka qenë e thjeshtë për juve, por ja ku jeni dhe jeni më të mirët, ju urojë të gjithëve sukses, demi i vëllait gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm, të dua vëlla”, dëgjohet të thotë Romeo.

Kjo mbështetje e Romeos vjen për t’i dhënë përkrahje Donaldit pas debateve që ky i fundit ka patur me moderatoren, Einxhel Shkira prej ditësh.

Ajo ka akuzuar Donaldin bashkë me të vëllain që e kanë larguan nga puna dhe nuk e kanë paguar për aq kohë sa ka bashkëpunuar me ta, këto akuza janë mohuar nga aktori.

Debate i tyre ka përfshirë edhe banorët e tjerë të cilët janë munduar të gjejnë të vërtetën në këtë mes.