Tre xhudistë kosovarë kërkojnë medalje në “Marrakech 2019”

Tre xhudistët kosovarë Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Shpat Zekaj (-100 kg), do të përfaqësojnë Kosovën në kampionatin botëror të juniorëve, që ka filluar sot në Marrakech të Marokut.

Xhudistet Flaka Loxha dhe Laura Fazliu garojnë nesër (e enjte), ndërsa xhudisti Zekaj garon të shtunën.

Loxha e Fazliu vijnë pas medaljeve të bronzta të fituara në evropianin e juniorëve.

loading…