Tre të plagosur në Pejë me armë zjarri, njëri nga ta dërgohet në QKUK

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes në Pejë, kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri nga të cilat tre persona janë plagosur, njëri prej të cilëve është dërguar për trajtim në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën përballë stacionit të Autobusëve.

Lajmin ka konfirmuar Veton Elshani, zv/Drejtor i Policisë Rajonale të Pejës.

“Policia ka reaguar menjëherë në ngjarje. Kemi tre të plagosur, njëri më rëndë dhe është nisur për QKUK. Nuk dihen rrethanat, mirëpo mund tju konfirmojë se besojmë që e kemi personin e dyshuar për këtë rast dhe jemi në kërkim. Pra, operacioni po zhvillohet. Ngjarja ka ndodhur përballë stacionit të autobusëve”, deklaroi Elshani për ‘RADIO 1’.