Tre skuadrat e Serie A pas Rakiticit

Ivan Raitic është emri i parë që mund të largohet nga Barcelona me t’u hapur afati kalimtar i janarit.

Me vetëm një paraqitje në 11 ndeshjet e ligës dhe asnjë paraqitje në Ligën e Kampionëve, Rakitic është mesfushori i pestë në skuadrën e Ernesto Valverde.

Inter dhe Milan kanë qenë të interesuara prej kohësh për 31 vjeçarin.

Por, Mundo Deportivo raporton për një interesim të ri nga Serie A. Bëhet fjalë për Juventusin, që kërkon të bëjë një transferim cilësor për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 1996.

Te Barcelona nuk e fshehin dëshirën e Rakitic për t’u larguar, por nuk dëshirojnë të nxitojnë, kur dihet se afati kalimtar nuk hapet edhe dy muaj.

loading…