Tre shqiptarë luajnë në fitoren e Baselit

Taulant Xhaka ka dhënë kontributin e tij në mesfushë, në fitoren 3:0 të Baselit në udhëtim ndaj APOEL Nicosias. Ndeshja e luajtur të enjten mbrëma ishte e para e raundit nokaut të Ligës së Evropës.

Ndeshja e kthimit e 1\16 të finales luhet më 27 shkurt në Zvicër. Por Baseli thuajse e ka kryer punën e kualifikimit që në ndeshjen e parë.

Xhaka nuk ishte i vetmi futbollist shqiptar që kontribuoi në fitoren e thellë të Baselit. Sulmuesi Kemal Ademi luajti prej minutës së 74-t, ndërsa talenti i madh, Orges Bunjaku u aktivizua në minutën e 84-t. Edon Zhegrova mungoi për shkak të një lëndimi.