Tre persona vjedhin derivatet e një veture në Fushë Kosovë

​Policia ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj në Fushë Kosovë, nën dyshimin se të njëjtit në veturën e ankuesit mashkull K/Shqiptar i kanë vjedhur derivatet.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë, ku gjatë kontrollit tek të njëjtit dhe në automjetin e të dyshuarve janë gjetur dhe janë sekuestruar: një thikë, një maskë, një kaçavidë, një palë dorëza dhe një bateri.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.