Klinë

Tre persona u arrestuan mbrëmë nëpër lokacione të ndryshme brenda Klinës, dyshohen për armë pa leje

Policia ka arrestuar mbrëmjes e së premtes tre persona nëpër lokacione të ndryshme brenda Klinës, si të dyshuar për armë pa leje.

Njëri nga të dyshuarit u arrestua në fshatin Volljakë të Klinës, atij i janë gjetur dhe sekuestuar një pistoletë me shtatë fishekë. Pas intervistimit ai u dërgua në mbajtje.

Tjetri u arrestua në rrugën Sadik Rama, Klinë, për arsye se gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestuar një pistoletë me dy fishekë. Pas intervistimit edhe ky i dyshuar u dërgua në mbajtje.

Rasti tjetër ishte në fshatin Poterq të Klinës, ku të dyshuarit gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar një 20 fishekë. Ai u dërgua në mbajtje.

Të tre të arrestuarit po dyshohen për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë.

VIDEO BONUS: Keqpërdorime në njësinë për patentë shoferë në Pejë, Durmishi paralajmëron anulimin e provimeve