Tre persona lëndohen rëndë në një aksident në rrugën Besi-Milloshevë

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Besi-Milloshevë sot rreth orës 14:30.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura.

“Sot rreth orës 14:30 në rrugën Besi -Millshevë ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.