Tre persona lëndohen në një aksident në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur gjatë mbrëmjes së shtunë në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka treguar se të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësorë, ndërkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin./Demokracia.com/