Tre lojtarët që pritet të largohen nga Chelsea

Kampioni i Evropës po synon për përforcime të mëtejshme.

Por, për të ardhur “gjak” i ri, të vjetrit duhet të largohen.

Olivier Giroud ka të ngjarë të largohet nga Stamford Bridge këtë verë dhe është afër marrëveshjes për një lëvizje në AC Milan.

Chelsea gjithashtu është i përgatitur të dëgjojë ofertat për Tammy Abraham dhe Emerson Palmieri.

Në qendër të sulmit, Chelsea ka në “radarin” e tyre dy futbollistët Romelu Lukaku dhe Erling Haaland.

Për ta shitur reprezentuesin belg, Interi po kërkon 100 milionë euro.