Tre gola të shpejtë në ndeshjen Man. Utd – Tottenham

Tre gola të shpejtë janë shënuar në ndeshjen Manchester United – Tottenham që po luhet në “Old Trafford”.

Bruno Fernandes pas vetëm dy minutave lojë e kaloi Unitedin në epërsi me një gol të shënuar nga penalltia. Mirëpo, Tottenhami goditi dy herë me Tanguy Ndombelen (4’) dhe Heung-Min Sonit (7).

Ndeshja i takon xhiros së katërt të Premier Leagues.