Finlandë

Tre fëmijë plagosen në një sulm në një shkollë në Finlandë

Tre fëmijë janë plagosur nga një sulm me armë në një shkollë fillore në Finlandë të martën, njoftoi Policia finlandeze.

I dyshuari, një i mitur po ashtu, u arrestua nga policia.

Të plagosurit janë dërguar në spital, tha një zëdhënës i Policisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Sulmi ndodhi në shkollën fillore “Viertola” në Vanta, një rrethinë e kryeqytetit Helsinki.

Kjo shkolla i ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë deri të e nënta, si dhe një staf prej 90 njerëzve, sipas autoriteteve lokale.

“Rreziku i menjëhershëm ka përfunduar”, tha kryetari i shkollës “Viertola”, Sari Laasila për Reuters, duke mos dashur të komentojë më shumë rreth incidentit./REL

VIDEO BONUS: