Transportoi 142 koli djathë kontrabandë nga Maqedonia, arrestohet 32-vjeçari

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga ditën e sotme një 32-vjeçar, i cili kishte futur një sasi djathi nga Maqedonia e Veriut kontrabandë.

Blutë e Elbasanit sqarojnë se është arrestuar 32-vjeçari me iniciale M. Z., banues në Tiranë, pasi në mjetin e tij, i janë gjetur 142 koli me djathë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.Z., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në mjetin që drejtonte nga shtetasi M.Z.

Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 142 koli me djathtë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet të jetë futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.

loading…