Theo Hernandez duket se po ambientohet shpejt me Milanin, lojtari ka impresionuar edhe trajnerin Giampaolo, madje ky i fundit është shprehur se i ka të gjitha mundësitë që brenda pak kohësh të shndërrohet në një ndër lojtarët më të mirë në rolin e tij.

Në javën e parë përgatitore që po zhvillojnë kuqezinjtë Theo ishte surpriza më e madhe.

Puna e berë tek Atletico tregon qartë që në aspektin fizik mbrojtësi gëzon formë shumë të mirë. Për momentin, në radhët e kuqezinjve ai është lojtari që gëzon formën më të mirë fizike. Ka shpejtësi dhe rezistencë dhe ndjek me vëmendje programin e punës.

Trajneri Giampaolo ka besim se me fillimin e kampionatit Theo Herndandez nuk do të zhgënjejë askënd dhe se do të jetë një garanci e madhe për prapavijën. Optimizmi nuk mungon, sigurisht është ende herët për të nxjerrë konkluzione, por puna e tij në stërvitje i ka kënaqur të gjithë.