Qëndrim Zyba

Transferimi i Zybës te Legia mund të dështojë, shkak testet mjekësore

Qëndrim Zyba bëri bujë kur u njoftua se do të kalojë në kampionatin polatk, megjithatë ai ka gjasa të mos bëhet lojtar i Legia Varshavës. Transferimi i mesfushorit qendror nga Ballkani u komplikua pas testeve mjekësore.

Të enjten, gazetari i “Canal +” ka shkruar në “Twitter” se transferimi i Zybës mund të dështojë.

Çështja e transferimit të Qëndrim Zybës po bëhet pak më e komplikuar. Pas analizave mjekësore lindën dyshime. Sot ka një takim kyç dhe një vendim “po” ose “jo”.

“Legia po preferon ta huazojë me opsionin e blerjes”, shkruan gazetari polak të enjten.

Edhe mediumet tjera polake kanë raportuar se në orët në vijim pritet të merret një vendim përfundimtar nëse të interesuarit do të jenë gati për të realizuar transferimin në këtë formë. /Ballkani.info