Trajnerin e PSG-së e “tradhton” kamera, çfarë shkruhej për Mbappen në fletoren e tij?

Lojtarët e PSG -së barazuan me Benfikën (1:1), dhe ndeshja u zhvillua nën hijen e kaosit që u përhap pak para ndeshjes, ku u zbulua se Kylian Mbappe kishte kërkuar të largohej nga klubi dhe të transferohej tashmë në janar.

Gjatë ndeshjes, kamerat kanë regjistruar çdo moment që mund të jetë interesant dhe të zbulojë ndonjë detaj rreth situatës me Mbappe.

Kështu, pas golit të tij, presidenti Nasser Al Khelafi dhe Lionel Messi ishin në kuadër, ndërsa në një moment gjatë transmetimit u kap një shënim në një fletore që mbante trajneri i PSG-së, Christophe Galtier.

Aty shkruhej “Mbappe preferon të luajë në të djathtë”.

Dyshohet se një nga arsyet e pakënaqësisë së Mbappe është se Galtier e detyron të luajë si sulmues i avancuar dhe dëshira e tij është të luajë me një partner në sulm, siç është në kombëtaren franceze.

Pas katër xhirove, PSG ka tetë pikë dhe është një hap larg fazës eliminatore, për të cilën mjafton fitorja ndaj Maccabit nga Haifa në shtëpi në turin tjetër më 29 tetor.