Trajneri kundërshtar i kërkoi fanellën pas ndeshjes – Lirim Kastrati tregon arsyjen

Dinamo Zagrebi mundi Hajdukun e Splitit në derbin e së dielës, duke u distancuar më tej nga Osijek në garën për titullin e kampionit.

Ekipi i Maksimir mori në një fitore 2-0 kundër ekipit të Splitit nga golat e shënuar nga Bruno Petkovic dhe Lirim Kastrati.

Në fund të ndeshjes, trajneri i Hajdukut, Paolo Tramezzani i mori fanellën heroit të Dinamos, Kastratit, e cila nuk u shkonte për shtat shumë tifozëve të asaj skuadre.

Trajneri italian merr fanellën e një prej lojtarëve të ekipit rival pas çdo ndeshje, dhe ai e njeh Kastratin që kur ishte ndihmës trajner i kombëtares shqiptare.

Reprezentuesi i Kosovës u deklaruar pas ndeshjes, duke sqaruar se përse ndodhi ai moment.

“Ai ishte trajner në Shqipëri dhe pas çdo ndeshje më kërkon fanellë. Mbase ai ka ndonjë koleksion, nuk e di pse. Unë gjithmonë jap një fanellë, është një nder për mua të jap një fanellë”, ka thënë Kastrati.

Lojtari shqiptar u deklarua edhe për golin e shënuar në derbi.

“Është gjithmonë një ndjenjë e mirë për të shënuar një gol, por është më pak e rëndësishme sesa të fitosh. Ne e dimë që ndeshjet kundër Hajdukut janë një derbi i shkëlqyeshëm dhe puna jonë është të shënojmë dhe të fitojmë ”, ka shtuar më tej Kastrati.