Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, ka përshëndetur paraqitjen e Milot Rashicës në fitoren 0-2 ndaj Schalkes.
Werder Bremen ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë pas fitores 0-2 në udhëtim te Schalke.
Edhe në këtë ndeshje me paraqitje të mirë u vlerësua Milot Rashica, që shënoi edhe një gol të bukur.
“Para së gjithash, ai patjetër duhet të qëndrojë në klubin tonë”, ka nisur deklarata e Kohfeldt.
“Miloti ka vetëbesim, ai nuk mendon shumë, godet topin dhe ju e dini se çfarë po ndodhë”, përfundoi ai







