Trajneri i Werder Bremenit pret gola nga Rashica

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt ka besim se Milot Rashica do të shënoj gol të shtunën ndaj Stuttgartit, ndeshje që i takon javës së 27-të të Bundesligës gjermane.

“Ai do të shënoj të shtunën, kështu mendoj. Cilësia më e rëndësishme e Milotit është se nuk i intereson nëse shënon apo asiston. Mendoj se do të shënoj të shtunën. Ai është duke u paraqitur mirë dhe është i freskët”, ka thënë Kohfeldt.

Rashica 24-vjeçar nuk ka shënuar asnjë gol në 17 ndeshje, ndërsa ka pesë asistime.