Trajneri i ri me rezultate të reja, fitore e Real Madrid

Real Madrid ka shënuar fitore me mjaft mund ndaj Valladolid.

“Los Blancos” shënuan fitore me rezultatin 2:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të.

Real Madrid ishin mjaft me fat, pasi mysafirët në dy raste qëlluan shtyllën.

Ishte inkuadrimi i brazilianit Vinicius JR që ndryshoi rrjedhën e takimit.

Në minutën e 82’ një depërtim individual dhe një goditje e devijuar që përfundoi në rrjetë.

Ishte ky gol nga braziliani për të justifikuar besimin e trajnerit Solari.

Në minutën e 88’ Sergio Ramos nga pika e bardhë me një “panenka” vulosi fitoren e madrilenëve.

Me këtë fitore Real numëron 17 pikë, katër më pak se Barcelona lidere e cila luan ndeshjen e radhës sot në ora 20:45.