Trajneri i Real Madridit s’dorëzohet: Jo, nuk e kemi humbur La Ligën, jo aspak

Real Madridi humbi 2:1 kundër Gironës të dielën pasdite në Santiago Bernabeu, duke ngelur nëntë pikë prapa liderit, Barcelonës në garë për titull në La Liga.

Por, trajneri i Los Blancos, Santiago Solari, këmbëngul se skuadra e tij ende është në garë për titull. Pas humbjes, Solari u përball me gazetarët dhe e mbrojti vendimin e tij për ndryshime në formacionin startues, që luajti rol të rëndësishëm në disfatë, transmeton Gazeta Express.

“A e kemi humbur ligën? Jo, jo aspak, absolutisht jo”, tha Solari.

“Javën tjetër është ndeshja e radhës, e njëjta vlen edhe për rivalin tonë, po ashtu. Çdo ndeshje është e vështirë, siç e tregoi Girona sot, ama duhet të vazhdojmë me fitore për ta ulur diferencën”, shtoi ai.