Trajneri i Portos përleshet me Tuchelin e Chelseat pas ndeshjes në Champions

Trajneri i Portos, Sergio Conceicao, ka thënë se është fyer nga trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, pas ndeshjes së kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve të martën.

Chelsea kaloi në gjysmëfinale të kësaj fare me rezultat të përgjithshëm 2:1, megjithëse e humbi 1:0 ndeshjen e kthimit mbrëmë në Sevillë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Tuchel u përqafua me stafin e vet para se të shkonte në drejtim të zyrtarit të katërt dhe Conceicaos.

Conceicao ngurroi t’ia zgjaste dorën Tuchelit për ta përshëndetur derisa nisi një fjalosje kur homologu i tij gjerman po largohej.

“Ky njeri më ofendoi mua, i cili është këtu afër meje”, tha Conceicao për televizionin portugez në mixed zone, ku ndodhej edhe Tuchel.

“I thashë gjyqtarit se zyrtari i katërt i dëgjoi ato ofendime. Kjo është e gjitha”, shtoi ai.

Conceicao nuk tregoi se çfarë i kishte thënë Tuchel saktësisht: “Nuk e kuptoj arsyen e reagimit të tij. I dëgjova fyerjet, nuk është në rregull, por ka marrë fund tanimë”.