Trajneri i njohur nga Serie A detyrohet të mbyllet në karantinë

Trajneri Walter Zenga është personi i radhës që i është dashur të mbyllet në karantinë, shkaku i koronavirusit.

Trajneri Walter Zenga është personi i radhës që i është dashur të mbyllet në karantinë, shkaku i koronavirusit.

Edhe pse nuk ka asgjë serioze, Zenga është është futur në një parandalim të thjeshtë, që njihet si karantinë paraprake.

Lajmi raportohet nga Corriere dello Sport, që shpjegon se trajneri i ri i Cagliarit, duhet të qëndrojë në qendrën sportive ‘Assemini’ për dy javët e ardhshme, përcjell lajmi.net.

Zenga nuk ka shfaqur simptoma dhe nuk është i prekur nga koronavirusi, por siç parashihet nga Qarku i Sardenjës përmes një rregulloreje të veçantë, gjithë ata që janë ardhur nga ajo që më parë ka qenë e vetmja zonë e kuqe në Itali, Lombardia, duhet të shmangin sa më shumë kontaktet me të tjerët, deri në kalimin e një periudhe të caktuar.

Kujtojmë se shkaku i koronavirusit, të gjitha ndeshjet në Serie A janë shtyrë deri më 3 prill.