Trajneri i njohur kosovar flet rreth vendimit të FBK për pezullimin e garave për shkak të pandemisë

Trajneri i basketbollit dhe analisti sportiv, Betim Berisha ka folur rreth situatës së krijuar në sportin vendor, gjegjësisht basketin.

Ai ka thënë për Ballkani.info se FBK ka marrë vendim mëse të duhur me pezullimin e garave të të gjitha grupmoshave.

Ky është reagimi i Berishës që e ka dërguar në redaksinë tonë:

Realisht pas përkeqsimit cdohere e më shumë të gjendjes nga perhapja e Covid 19, FBK mori vendim te drejt, qe ishte i pritur ky vendim pēr anulimin e kampionatit ne basketboll.

Fundja kësi vendime te ngjajshme po merren dhe ne garat e ndryshme sportive ne evropë dhe botë. E kemi rastin e pezullimit apo shtyrjes siç janë Lojërat Olimpike, Kampionati Evropian.

Në futboll eshte shtyer kampionati italian serie A dhe shumica e ligave në Evropë janë anuluar. Disa ekipe ne basketboll jane shpallur kampion parakohes si rasti Lituanisë që e ka shpallur Zalgirisin kampion.

Eshte problem te mendohet te rifillohet sidomos ligat profesionale ne basketboll duke e ditur qe pauzat e stërgjatura tek sportistet nuk jane fare te dobishme. Ti pushosh lojtaret 3 muaj ,3 muaj jashtë parketit e ne anen tjeter të kërkosh që pas kesaj pauze të rifillosh me lojera dhe te pretendosh per rezultate te mira apo performance te mire te lojtarëve unë mendoj se eshte e pa kuptimte e pa logjikëshme apo thënë më ndryshe naivitet.

E kuptoj dhe me vjen keq nga te gjithe lojtaret por trajneret stafi i klubeve nga te gjith sepse sigurisht qe kane bë mund te madh per tu pergatitur per kete kampionat..madje kane bë edhe shpenzime te medha duke besuar dhe ndjekur synimet e tyre. mirpo duhet ta kuptojne te gjithe lontarët por edhe ne trajnerët qe askush nuk e ka deshiruar qe te vie puna te permbyllet kampionati ne basketboll. sidomos superliga duke e marre parasyshe qe me te vertete ky kampionat deri këtu ishte nje kampionat tejet interesant dhe enigmatik dot thoja ne kuptimin se shume ekipe ishin ne lufte per titull .

Madje play off-i dot ishte teper teper interesant. Realisht unë kam vlersuar KB Peja dot ishte me gjasa më reale qe kete vit te shpallet kampion po sikur te vazhdonte kampionati.

Sidoqofte keshtu u bë,skemi qka te bejme. Shpresojme te kalon sa më shpejt kjo pandemi dhe ti kthehemi normalitetit dhe te fillojme punen me lojtarët.