Trajneri i njohur, që tashmë udhëheq skuadrën e Flamengo, Jorge Jesus ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e skuadrës braziliane, duke shtuar se ai nuk ka simptomat e plota.

Skuadra ka njoftuar se trajnerit tashmë po i bëhet edhe kontratesti.

Lojtarët dhe pjesa tjetër e stafit nuk kanë rezultuar pozitiv në këto teste.

65-vjeçari ishte edhe trajner i skuadrës së njohur nga Portugalia, Benfica.