Trajneri i Malit të Zi, Faruk Haxhibegiq, pas ndeshjes me Kosovën e ka përgëzuar Kosovën për fitoren, duke thënë se ishte e merituar.

“Përgëzoj Kosovën e cila e meritoi fitoren sonte. Ata e shfrytëzuan epërsinë e tyre fizike. Kosova ka një kombëtare shumë të mirë. Duhet të them se sonte skuadra jonë ka qenë më serioze, por për ne gjithçka shkoi keq, ndërsa për Kosovën funksionoi gjithçka, teksa ishin edhe me fat”, ka thënë ai, raporton Ballkani.infoi.

Kosova e mposhti sonte Malin e Zi 2-0 në “Fadil Vokrri” duke i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në “Euro 2020”. /Ballkani.info/

loading…