Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka folur para ndeshjes me Suharekën që e zhvillon nesër në kuadër të javës së 3-të në Albi Mall Superliga.

Ramadani ka thënë se skuadra e tij dhe ai vet është i fokusar t’i marrë ndeshjet një nga një dhe as që po mendon për titullin e kampionit vjeshtor. Për të e rëndësishme është në fund të jetë kampion i Superligës.

“As nuk e lodhi trunin për titullin e kampionit vjeshor, e lodhim trunin për titullin e kampionit në fund të sezonit. Nuk na intereson ajo, na intereson vendi i parë kur do me ‘luftu’, me bo presionin, rrit diferencën, për të dhënë maksimumin dhe të jemi më të qetë në atë pozitë”, tha Ramadani, duke folur më pas për ndeshjen me Suharekën.

“Tani më tepër e njohim si skuadër nga ndeshja e fundit. Në bazë të saj kemi bërë analizën, kemi marrë masat, kemi nxerrë gjërat e mira, kemi nxerrë gjërat që kemi bërë gabim dhe jemi munduar të përmirësohemi. E dijmë që përballë kemi një skuadër të etur për sukses,një skuadër që është në rindërtim, ka potencial brenda si skuadër. Por, gjithsesi ne dihet për çka luajmë, objektivi jonë është shumë i kjartë në çdo takim futemi për fitore dhe në Suharekë ka qenë një fitore me shumë mund, sakrificë sepse ishim në disavantazh. Nesër nuk duhet ta lejojmë këtë të pranojmë këtë. Shpresoj në rezultat pozitiv, jemi të gatshëm, e kemi bërë në çdo takim një lojë ofanzive dhe agresive, por të kemi kujdes edhe tek kundërsulmet e kundërshtarit që i kanë pikë të fortë”, ka thënë Ramadani.

Ndeshja Drita – Suhareka zhvillohet nesër, e mërkurë në “Stadiumin Ndihmës” (te rrethi), ora 13:00.