Ndodh edhe kështu, të dëmtohesh në momentin e festimit të një goli.

Diçka e tillë ka ndodhur me trajnerin e Borussia Dortmundit, Lucien Favre i cili pësoi një dëmtim në këmbën e majtë pasi fluturoi nga gëzimi në momentin që Julian Brandt shënoi golin e dytë në sfidën e Kupës së Gjermanisë mes Borussia Dortmundit dhe Borussia Moenchengladbachut.

Gol ky që përmbysi shifrat në favor të verdhezinjëve të cilët fituan 2-1 dhe u kualifikuan në raundin tjetër.

Episodin që ndodhi e shpjegoi vetë trajneri Favre, në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

”Kam pësuar një lëndim në një ligament dy ditë më parë në stërvitje por e harrova këtë fakt në momentin e festimit të golit”, deklaroi trajneri zviceran i Dortmundit.

loading…