Trajneri i Çekisë thotë se s’do t’i përsërisin gabimet e ndeshjes së parë me Kosovën

Trajneri i kombëtares çeke, Jaroslav Shilhavy, ka thënë se lojtarët janë të gjithë të gatshëm për ndeshjen me Kosovën.

“Kapiteni e tha se atë çfarë ndjen. Nuk kemi nevojë për motivim, pasi të gjithë e dinë rëndësinë që ka ndeshja e nesërme për ne. Gabimet që i kemi bërë në ndeshjen e parë nuk besoj që do t’i përsërisim”, tha ai.

Tutje, trajneri i kombëtares çeke foli edhe për Arbër Zenelin, i cili tha se ka kohë që nuk ka luajtur për Kosovën.

“Ju keni lojtarë të mirë dhe keni besim në lojtarët dhe lojën tuaj. Shembull Rashica është lojtar shumë i mirë. Kam një ndjesi pozitive për ndeshjen e nesërme. Nëse ne nuk fitojmë nesër, do të shkonte huq e gjithë puna që kemi bërë. Unë e di 90 për qind se kush do të luajë nga minuta e parë nesër kundër Kosovës. Unë besoj te lojtarët dhe te të gjithë që janë afër nesh. Na kanë mbetur disa bileta pa shitur dhe besoj që do të shiten. Besoj që do të shiten të gjitha biletat dhe do ta kemi përkrahjen e madhe të tifozëve”, deklaroi trajneri i Kombëtares së Çekisë, Jaroslav Shilhavy.

“Ne nuk pranojmë që nesër të humbasim”, u shpreh ai.

“Fitoren do t’ia dedikojmë Bruknerit. Fola me të dhe e urova për ditëlindjen. Edhe ai më uroi suksese”, tha trajneri i Çekisë.