Trajneri i Brazilit: Messi më tha mbylle gojën

Trajneri i Brazilit, Tite, ka thënë se atij i është thënë se duhej të mbyllte gojën nga Lionel Messi, në derbin miqësor mes rivalëve nga Amerika e Jugut.

Messi është rikthyer nga një ndalim ndërkombëtar prej tre muajsh, duke shënuar golin e vetëm në fitoren 1-0 të Argjentinës kundër Brazilit të premten mbrëma.

Ylli argjentinas kishte humbur katër ndeshje për Argjentinën shkaku i një pezullimi nga Conmbol, shkaku i akuzimit të tij se po favorizohej Brazili.

Messi dhe Tite shkëmbyen disa fjalë në pjesën e parë, me superyllin e Barcelonës që kishte vendosur gishtat në buzë ndërsa trajneri i Brazilit iu ankua gjyqtarit.

“Unë u ankova sepse atij (Messit) duhej t’i tregohej një karton i verdhë dhe ai më tha ta mbyllja gojën, dhe unë i thash që ai ta mbyllë gojën”, deklaroi Tite.

“Dhe ashtu ishte”, shtoi ai.

loading…