Trajneri i Anglisë Gareth Southgate është një nga objektivat e Manchester United për postin e trajnerit.

The Telegraph pretendon se Djajtë e Kuq janë duke përgatitur një listë me kandidatët e mundshëm teksa kanë frikë se Mauricio Pochettino do të mbetet te Tottenham.

Southgate ka rinovuar kontratën me Tre Luanët gjatë tetorit, dhe ai ka firmosur të drejtojë Anglinë edhe në Kupën e Botës 2022 që do të zhvillohet në Katar.

Manchester United shkarkoi Jose Mourinho-n në mes të dhjetorit pas rezultateve të dobëta dhe marrëdhënies jo të mirë me lojtarët e tij.

Aktualisht trajneri i United është Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka fituar pesë ndeshjet e para në krye të klubit.